Të paktën 36 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve të rëna në kontenë Maui, në Hawai.
“Ndërsa përpjekjet për shuarjen e zjarrit vazhdojnë, 36 viktima janë zbuluar në total ditën e sotme mes zjarrit aktiv në Lahaina”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.
Ndërsa zjarret shkatërrojnë zona të mëdha të Maui-t, guvernatorja e Hawait, Sylvia Luke tha të mërkurën se “rruga drejt rimëkëmbjes do të jetë e gjatë”.
Zjarret kanë shkatërruar qindra struktura në Maui, duke përfshirë shtëpi dhe biznese, sipas zyrtarëve, ndërsa mijëra banorë janë zhvendosur në ishull.
Këto ishin biznese të vogla që investuan në Maui. Këta ishin banorë të zonës.
Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të ndihmuar shumë njerëz në vitet e ardhshme. Do të duhen vite.
Më shumë se 11 mijë persona u larguan nga Maui të mërkurën, tha drejtori i Departamentit të Transportit të Hawait, Ed Sniffen në një konferencë.
Teksa zjarret kanë përpirë të gjithë Mauin, mijëra udhëtarë u përpoqën të evakuoheshin dhe zyrtarët u kërkuan jorezidentëve që të largoheshin nga ishulli sa më shpejt që të ishte e mundur.
Megjithatë, disa aeroplanë që largoheshin nga Maui të mërkurën kishin vende bosh pasi mbylljet kryesore të autostradave e bënë të vështirë arritjen në aeroport, tha Sniffen, duke vënë në dukje se rrugët tani janë rihapur kryesisht.
Në përpjekje për të ndihmuar udhëtarët të largohen, qarku Maui organizoi autobusë për të marrë më shumë se 400 persona në aeroport të mërkurën.
Linjat ajrore kanë ndihmuar gjithashtu duke fluturuar me aeroplanë më të mëdhenj, duke ulur tarifat dhe duke shtuar fluturimet.



