Stay tuned/ Radonshiq: Të punësohesh në Shqipëri duhet të jesh anëtar partie, patronazhisht ose të blesh vendin e punës!

Stay tuned/ Radonshiq: Të punësohesh në Shqipëri duhet të jesh anëtar partie, patronazhisht ose të blesh vendin e punës!

Mundësitë e të rinjve për tu punësuar sot janë tejet të vështira, vlerëson ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiq në emisionin “Stay Tuned”.

Sipas saj, sot të punësohesh në administratë në Shqipëri, ka tre mënyra, të jesh anëtar partie, patronazhisht ose të blesh vendin e punës.

Rrjetet sociale janë ato që ndonjëherë influencojnë jo pozitivisht, nuk mund të them negativisht, sepse është zgjedhja e çdokujt nëse vendosin nëse do të bëje jetën e dikujt apo jo.

Megjithatë të rinjtë shumë gjëra i bëjnë për të qenë në të njëjtën nivel me një mik, m e një shok, për të provuar të njëjtin restorant se ka qenë ai më parë, sidoqoftë ata punojnë vet por për një student të shkoj çdo fundjavë në restorant për një student, një individ që ka të ardhura mesatare është shpenzim.

E di sa e kemi ne nivelin e varfërisë në vend, 50% dhe të mendosh se 50% e shqiptarëve konsiderohet si të varfër dhe nga këto 50%, kemi dy target grupe që i shenjtërojmë.

Janë së pari pensionistët, sepse e dimë pensionet nuk janë në nivelin e duhur për të bërë një jetë normale dhe janë të rinjtë, së pari sepse ato janë më të prirur për të qenë në tregun informal të punës, së dyti edhe pse ne vendet e punës ku punojnë, nuk janë njësoj, pra ka pabarazi page në sektorin privat, dhe kjo ka bërë atë që të rinjtë të jenë të demotivuar, të merren me parti politike me idenë se do të gjejnë një vend pune mundësisht në administratë dhe rasti më i keq, shpopullimi i të rinjve.

Të gjithë e dimë që sot të punësohesh në administratë duhet të jesh anëtarë i një partie, madje mundësisht anëtar i një partie që ka pushtetin, duhet te jesh patronazhist, ose të kesh mundësi financiar ta blesh vendin e punës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy