
Një incident ka ndodhur sot në Veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të lënduar dy shqiptarë, një prej të cilëve gazetar. Lajmi konfirmohet për mediat nga Policia e Kosovës.
Sipas portalit në gjuhën serbe Kossev, njëri nga të lënduarit është transferuar në pjesën jugore të Mitrovicës për ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri ndodhet në Spitalin e Mitrovicës në pjesën veriore.
Qytetarët i kanë ardhur në ndihmë njërit prej të lënduarëve deri në mbërritjen e ambulancës.



