
Bastisja e një kampi protestash afër ndërtesës së parlamentit nga policia e Kievit ka shkaktuar përleshje me protestuesit. Garda Kombëtare njoftoi se gjatë aksionit u arrestuan 50 persona dhe se aksioni i policisë ka qenë pjesë e një hetimi për dhunën e shkaktuar jashtë parlamentit gjatë muajit shkurt.



