Britania e Madhe regjistron 12 viktima nga Omicron

Britania e Madhe regjistron 12 viktima nga Omicron

Britania e Madhe ka shënuar 12 viktima nga varianti Omicron i Covid, ndërkohë që qeveria po i bën presion kryeministrit britanik që të mos vendosi bllokim të përgjithshëm.

Zëvendëskryeministri Dominique Raab tha të hënën në mëngjes se plani i qeverisë për vendosjen e kufizimeve është zgjidhja më e mirë për momentin. Megjithatë, ai theksoi se nuk mund të garantojë se nuk do të ndërmerren masa të mëtejshme kufizuese.

Qeveria është në pritje të të dhënave të detajuara mbi ashpërsinë e infeksionit nga varianti i ri i koronavirusit dhe sipas Raab, për shkak të variantit të ri 104 persona ndodhen të shtruar në spital. Në të njëjtën kohë, numri i rasteve po rritet.

Këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike, Patrick Valance, u tha ministrave në fundjavë se kufizimet e reja duhet të vendosen sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar kolapsin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar Britanik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy