Lufta në Ukrainë, IAEA raporton shpërthime të fuqishme në centralin bërthamor të Zaporizhias

Lufta në Ukrainë, IAEA raporton shpërthime të fuqishme në centralin bërthamor të Zaporizhias

IAEA raportoi këtë të diel shpërthime të fuqishme në zonën e termocentralit ukrainas në Zaporizhia , në jug të Ukrainës.

Informacioni është jashtëzakonisht shqetësues. Shpërthime kanë ndodhur pranë këtij termocentrali të madh bërthamor, gjë që është krejtësisht e papranueshme.

Kështu bëri me dije Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Në të njëjtën kohë, Rusia akuzoi forcat ukrainase për kryerjen e bombardimeve të reja kundër uzinës. 

Regjimi i Kievit vazhdon të provokojë për të krijuar kërcënimin e një fatkeqësie në termocentralin bërthamor në Zaporizhia, më i madhi në Evropë dhe i pushtuar ushtarakisht nga Rusia.

“Të shtunën dhe të dielën, forcat ukrainase qëlluan më shumë se 20 predha të kalibrit të madh  në uzinë”, thuhet në deklaratën e ushtrisë ruse. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy