Raportimi i KLSH-së në Kuvend/ Shehu: Një pjesë e zyrtarëve janë në proces hetimi (VIDEO)

Raportimi i KLSH-së në Kuvend/ Shehu: Një pjesë e zyrtarëve janë në proces hetimi (VIDEO)

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka raportuar sot në Kuvend raportin për vitin 2020, gjatë së cilës bëri të ditur se një pjesë e zyrtarëve janë në proces hetimi, dhe se hetimi i tyre ngelet për t’u ndjekur në vazhdimësi.

Kreu u KLSH-së tha se në hetimet e këtyre zyrtarëve janë bërë në bashkëpunim me institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Tiranës dhe Prokurorinë e Posaçme.

Ky nuk është tregues në rradhë të parë. Iu referova situatave të paprecedenta kemi bërë të gjitha përpjekjet. Ne jemi palë në një marrëveshje me prokurorinë e shtetit, të përgjithshme dhe atë speciale,. Kemi gjetur një lloj vullneti maksimal nga këto prokurori. Jam optimist që frytet do ndihen në vazhdimësi. Një pjesë e këtyre janë në process hetimi dhe gjykimi. Do i ndjekim në vazhdimësi të procesit”, tha Shehu.

Kreu i KLSH-së tha ndër të tjera se shkeljet me pasojë dëm ekonomik llogaritet të jenë afërsisht 2.2 miliardë lekë

“Viti 2020 ka vijuar puna audituese për 145 raporte të auditimi nga të cilat janë evaduar 73. 5 auditime financiare, 28 përputhshmërie, 16 rregullshmërie, 11 auditime tematike. Janë evaduar auditime të ushtruara në 76 objekte ku janë evidentuar shkelje me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit, keqadministrimin e pronës publike. Duhet theksuar se me gjithë vështirësitë e pandemisë, KLSH po mundohet të ruajë numrin e lartë të auditimeve financiare ndaj totalit të auditimeve. Janë dhënë opinione financiare për 22% për auditimet, në 16 auditimet e përputhshmërisë dhe rregullshmërisë janë dhënë opinione financiare për 12 auditime. Rezultatet e punës audituese kanë pasur objektiv dhënien e rekomandimeve për përmisimin e institucioneve të audituara nëpërmjet masave organizative.  Treguesit kryesorë të performancës të aktivitetit të KLSH përmendim adresimin e 1430 rekomandime nga të cilat 29 propozime për përmirësim ligjor, 1107 masa organizative dhe 294 rekomandime për masa disiplinore. Shkelje me pasojë dëmi ekonomik. Një total prej 2.2 miliardë lekë ose rreth 17.7 mln euro. Parregullsi dhe paligjshmëri me efekte negative, shkelje e disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subujekteve të audituara në shumën 85.9 miliardë lekë ose afërsisht 694.1 mln euro. 74.5 miliardë lekë në fushën e shpenzimeve. Institucioni ka kërkuar monitorimin në lidhje me raportimin e nivelit të deficcitit të vitit 2019” – tha Shehu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy