
Në konfliktin për pronat në Kepin e Rodonit të ndodhur ditën e diel, ka qenë i përfshirë edhe ish-deputeti Mark Frroku. Policia njoftoi arrestimin e tij, ndërsa si përfaqësues i Kishës Katolike, dyshohet se ka kanosur banorët e fshatit Shetaj, palë të cilët pretendojnë mbi pronësinë e sipërfaqes tokësore. Ndërkohë, truproja i ish-deputetit, është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër.



