Merr kusurin në restorant dhe gjendet para një surprize të pabesueshme

Merr kusurin në restorant dhe gjendet para një surprize të pabesueshme

Një rastësi e bukur i ka ndodhur një burri, i cili gabimisht kishte humbur një kujtim të së shoqes, e ndarë nga jeta disa vite më parë. Në vitin 2009, Peter Bilello kishte paguar gabimisht me kartëmonedhën 1-dollarëshe, të cilën e kishte firmosur e shoqja dhe ai e mbante si kujtim në protofol. Por 86-vjeçari është gjetur para një surprise të fatit disa vjet më vonë.

Pasi ka ngrënë drekë me nipin e tij në një restorant, pasi ka paguar dhe ka marrë kusurin ka parë se një prej kartëmonedhave ishte ajo e së shoqes, Grace.

Peter dhee Grace ishin njohur në Itali dhe ishin martuar vetëm 40 ditë më vonë. Pasi ishin transferuar në Connecticut në 1964, ata ishin bërë prindër dhe kanë jetuar aty deri në vitin 2001, kur Grace u diagnostikua me kancer.

Pas këtij lajmi, ata kishin firmosur dy kartëmonedha 1-dollarëshe, të cilat i mbanin si shenjë dashurie. Por Peter e shpenzoi gabimisht 1-dollarëshin e vet pas vdekjes së gruas.

Pasi e rigjeti 5 vjet më vonë, ai mendon se pas kësaj rastësie fshihet shpirti i së shoqes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy