Koreja e Jugut fal ish-presidenten e burgosur Park Geun-hye

Koreja e Jugut fal ish-presidenten e burgosur Park Geun-hye

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë falur ish-presidenten Park Geun-hye, e cila po vuante një dënim të gjatë në burg. Ministria e Drejtësisë thotë se falja e Park-ut ka për qëllim promovimin e unitetit kombëtar përballë vështirësive të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Institucionet e drejtësisë thanë se gjendja shëndetësore e ish-presidentes ka luajtur një rol kyç në marrjen e vendimit për amnisti. 69-vjeçarja vuante dënimin me 20 vite burg për ryshfet dhe shpërdorim detyre, ndërsa dy vite të tjera për shkelje të ligjit zgjedhor. Skandali për korrupsion i ish-presidentes ekspozoi lidhjet e dyshimta midis bizneseve të mëdha dhe politikës në Korenë e Jugut.

Presidentja e parë grua e Koresë së  Jugut u arrestua dhe u dënua me burg në vitin 2017. Ajo u shkarkua nga detyra pas skandaleve për korrupsion që shkaktoi protesta masive për muaj me radhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy