Haradinaj thirrje Kuvendit: Vendimi për demarkacionin duhet të merret sa më shpejt

Haradinaj thirrje Kuvendit: Vendimi për demarkacionin duhet të merret sa më shpejt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bër edhe një herë thirrje Kuvendit që të marrë sa më shpejt një vendim lidhur me demarkacionin. "Nuk ka arsye për t’u vonuar në këtë temë. Aktualisht çfarë dimë është se Kuvendi nuk ka votë për këtë marrëveshje. Deputetët janë të lirë të vendosin në bazë të bindjeve të tyre. Nëse këtë marrëveshje e rrëzon Kuvendi, atëherë një derë mbyllet dhe një tjetër hapet. Do të gjendet një zgjidhje", ka thënë Haradinaj.

Në një intervistë për Epokën e Re, kreu i qeverisë së Kosovës tha se kjo marrëveshje ka gabime dhe se kufiri është zhvendosur nga Çakorri bë Kuqishtë dhe nga Kulla në Savinovodë.

"Korrigjimi është i mundshëm por ka shumë garanci që kur të ratifikohet, pastaj mund të ndodhë diçka. Ne nuk kemi ndonjë garanci që ta ratifikojmë kështu, pastaj ta korrigjojmë", ka shtuar ai.

Lidhur me çështjen e vizave, Haradinaj ka thënë se sa më shpejtë që vendos Kuvendi për demarkacionin, do të hapen edhe rrugët për liberalizimin.

Kryeminisri kosovar ka folur edhe për transformimin e FSK-së në FAK. Ai ka thënë se nëse kjo gjë ndodhë në koordinim me aleatët e Kosovës e Amerikën, jemi shumë afër edhe anëtarësimit në NATO.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy