Veliaj letër këshillit bashkiak Tiranë: Buxheti nuk kalon pa vulën time

Veliaj letër këshillit bashkiak Tiranë: Buxheti nuk kalon pa vulën time

Kryetari i Bashkisë tiranë Erion  Veliaj i ka dërguar një letër këshillit bashkiak ku i kërkon të jetë pjesë e konsultimeve publike për buxhetin 2026. Tre ditë para miratimit të këtij buxheti, Veliaj shkruan në letër se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ai ka të drejtën të jetë pjesë e vendimmarrjeve dhe se asnjë veprim nuk mund të kryhet pa miratimin e tij 

Veliaj thotë gjithashtu se miratimi i buxhetit për vitin 2026 pa konsultim me Kryetarin e zgjedhur do të përbënte jo vetëm një devijim nga standardet e qeverisjes vendore, por edhe një vijim i gjendjes së rëndë që pengon realizimin e mandatit të tij demokratik, duke cenuar drejtpërdrejt prioritetet qeverisëse të miratuara nga qytetarët e Tiranës.

Kryebashkiaku i cili ndodhet ne paraburgimin e Durrësit,  parashtron tre kërkesa. E para, këshilli bashkiak  të realizojë konsultim institucional me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. E dyta, të merret në konsideratë se çdo dëgjesë publike e zhvilluar pa pjesëmarrjen ose konfirmimin e Kryetarit të zgjedhur nuk mund të zëvendësojë këtë konsultim, pasi nuk mbart legjitimitet demokratik dhe e treta, të vlerësohet se miratimi i projektbuxhetit pa u propozuar dhe konfirmuar nga ana ime, në thelb, do të institucionalizonte përjashtimin e Kryetarit të zgjedhur nga ushtrimi i funksioneve të tij kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy