NATO i kërkon shpjegime Rusisë për sistemin raketor

NATO i kërkon shpjegime Rusisë për sistemin raketor

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kërkoi të mërkurën nga Moska që të dëshmojë se ajo është duke vepruar në përputhje me një marrëveshje për reduktimin e armëve bërthamore, për shkak të shqetësimeve që ka shkaktuar një sistem i ri raketor rus.

Uashingtoni është ankuar për gati dy vjet se sistemi për hedhjen e raketave nga toka, i zhvilluar nga Rusia, shkel Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme, të vitit 1987.

Të martën, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në NATO, Kay Bailey Hutchison, tha se nëse është e nevojshme, SHBA do të shqyrtojë shkatërrimin e sistemit rus 9M729.

Stoltenberg tha se marrëveshja e nënshkruar nga presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan, dhe udhëheqësi i atëhershëm sovjetik, Mikhail Gorbachev, mbetet "gurthemeli i sigurisë evropiane", raporton REL.

"Jemi shumë seriozë në lidhje me shqetësimet tona dhe shumë seriozë kur i bëjmë thirrje Rusisë që të veprojë në përputhje me traktatin në një mënyrë transparente dhe të verifikueshme", tha Stoltenberg, duke shtuar se Moska për kohë të gjatë e ka mohuar edhe ekzistencën e sistemit raketor.

"Tani që e ka pranuar se ekziston, i bëjmë thirrje që t'iu përgjigjet pyetjeve tona", tha Stoltenberg.

Rusia mohon se po shkel traktatin për armët bërthamore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy