Një vrasje si në filmat horror/ Regjistrimet nxjerrin detajet e ekzekutimit të gazetarit saudit

Një vrasje si në filmat horror/ Regjistrimet nxjerrin detajet e ekzekutimit të gazetarit saudit

Duket si skenari i një filmi horror vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili dyshohet se është torturuar dhe vrarë para syve të konsullit të Arabisë Saudite në Stamboll. Shërbimet tukre të inteligjencës u kanë dhënë mediave pranë qeverisë turke, disa regjistrime në të cilat dalin në pah detajet drithëruese të krimit.

Sipas asaj që mësohet nga regjistrimet, Khashoggi është torturuar. Atij i janë prerë gishtat, një agoni që ka zgjatur 7 minuta, para se t’i jepejnjë qetësues e më pas t’i pritej koka e t’i copëtohej trupi. "Hiqeni nga këtu, sepse do të më nxirrni telashe”, dëgjohet zëri i konsullit konsullin Mohammed al-Otaibi, i cili u largua nga Stambolli dje pasdite për t'u kthyer në vendin e tij.

"Nëse do të vazhdosh të jetosh kur të kthehesh në Arabi, mbylle", dëgjohet përgjigjja e njëri prej vrasësve. Khashoggi raportohet se ishte sjellë nga zyra e konsullit në një studio ngjitur dhe është shtrirë mbi një tavolinë. Atje, me kufje në vesh për të dëgjuar muzikë, dr. Salah Mohammed al-Tubaigy, kreu i njësisë së mjekësisë ligjore, i ardhur nga Rjadi, do të bënte copëtimin e trupit, kur ndoshta ndërkohë Khashoggi ishte ende gjallë.

Sipas "New York Times", mjeku ligjor, ekspert i autopsisë, është ndër 5 njerëzit kryesorë në listën e të dyshuarve nga hetuesit turq. Personat e tjerë të dyshuar jenë të lidhur ngushtë princin e kurorës, Mohammed bin Salma. “Washington Post” shkruan se janë gjithsej 12 njerëzit e lidhur me shërbimet e sigurisë në Riad, të cilët ishin pjesë e 'skuadrës së vdekjes' prej 15 personash që mbërritën në Stamboll në kohën kritike të vdekjes së gazetarit saudit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy