Kurz takon Vuçiç në Beograd: Pa një marrëveshje me Kosovën, nuk ka BE

Kurz takon Vuçiç në Beograd: Pa një marrëveshje me Kosovën, nuk ka BE

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, pas takimit të sotëm me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, shprehu besimin e tij se është e mundur të arrihet një zgjidhje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe theksoi se qëndrimi i qeverisë austriake është se duhet të mbështetet çdo marrëveshje që çon në një zgjidhje afatgjatë.

Sipas tij kjo është mënyra e vetme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

"Është një mundësi unike që historia të mbetet histori dhe së bashku të ecim drejt së ardhmes", tha Kurz në konferencën e përbashkët për shtypin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

"Nga këndvështrimi im, ky dialog duhet të përfundojë me sukses dhe për këtë u kërkoj popujve që t'i mbështesin të gjithë politikanët që duan të marrin këtë rrugë. E kemi të rëndësishme bashkëjetesën paqësore, që e kaluara të mbetet e kaluar dhe në këtë rajon të ketë qëndrueshmëri e paqe dhe jo shkatërrim e luftë", tha Kurz.

Presidenti Vuçiç tha se Austria, pavarësisht njohjes së pavarësisë së Kosovës dhjetë vjet më parë, mbështet çdo zgjidhje midis Beogradit dhe Prishtinës.

"Serbët dhe shqiptarët janë milje larg një zgjidhjeje, por nëse arrijmë të bëjmë kompromis, kjo do të garantonte paqen në 100 vjetët e ardhshëm", tha Vuçiç.

Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin austriak Sebastian Kurz, në Beograd, tha se Austria e ka njohur pavarësinë e Kosovës 10 vjet më parë, por ai i është mirënjohës kancelarit austriak për faktin se Austria mbështet çdo zgjidhje kompromisi.

Jemi të gatshëm të luftojmë për të ardhmen, por për ne është e rëndësishme që Serbia nuk guxon të poshtërohet që pala shqiptare të merr gjithçka. Nëse dikush është i përgatitur për të bërë një zgjidhje të tillë, gjithmonë do të ketë një partner për të biseduar”, tha Vuçiç.

Ai tha se përpjekja për të gjetur një zgjidhje kompromisi me shqiptarët është jetike për Serbinë, megjithëse, siç tha ai, këtë e mbështesin një numër i vogël njerëzish.

Gjatë kësaj vizite në Serbi, Kurz do të takohet gjithashtu edhe me kryeministren serbe, Ana Brnabiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy