E frikshme, furia “Irma” shkatërron 95 % të ndërtesave në Karaibe (VIDEO)

E frikshme, furia “Irma” shkatërron 95 % të ndërtesave në Karaibe (VIDEO)

Bahamasi, Republika Domenikane dhe ishujt e tjerë të Karaibeve janë përballur me dëme katastrofike nga Uragani “Irma”, e cila ka lënë tashmë ishujt e Amerikës Qëndrore për t’u drejtuar në Florida të SHBA-ve.

Plot 10 persona kanë mbetur të vdekur nga uragani, ndërsa shumë dëme materiale janë shënuar. Ky ishte uragani më i fortë në historinë  e Atlantikut.

Barbuda dhe San Martin kanë pësuar dëmet më të mëdha, ku 95 % të banesave atje janë shkatërruar totalisht, së bashku me resortet turistike.

Barbuda tashmë është e pabanueshme. Plot 60 % e popullatës atje është e pastrehë pas uraganit. Ndërkohë, vuajtje kanë pasur edhe qytetarët e Anguilës, ishullit që qeveriset nga britanikët.

Ende nuk ka shënime të sakta për dëmet që “Irma” ka shkaktuar në Haiti dhe Republikën Domenikane.

Ndërkohë ai po pritet me frikë në Florida ku edhe pas të cilit mendohet se do të ndalojë. SHBA-të kanë marrë masa të forta për përballimin e situatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy