
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, është paraqitur pasdite në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka për të verifikuar një pjesë të firmave të delegatëve.
Shehaj, ka shkuar në selinë blu për të kontrolluar firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor, thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Para kamerave, Shehaj verifikon delegatët e zonës së njësisë nr.5 në Tiranë, zonë të cilën Shehaj e mbuloi si drejtues politik në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Në zgjedhjet parlamentare, Shehaj ka qenë një ndër deputetët më të votuar.
Gjithashtu ai ka kandiduar për kryetar të PD-së, të mbajtura më 13 qershor.



