Simeone, shembull për t'u ndjekur nga Zidane

Simeone, shembull për t'u ndjekur nga Zidane

Pavarësisht se së fundmi e ardhmja e teknikut të famshëm Zinedine Zidane është vënë në pikpyetje, direktiva e Real Madridit ia ka hapur dyert një tjetër shansi për të treguar potencialin e tij të vërtetë. Kërkesa e llogarisë tek kryeqytetasit është e jashtëzakonshme, por sukseset e mëparshme të arritura nga 48-vjeçari francez ia kanë ndryshuar mendjen bosit të “Los Blancos”, Florentino Perez, për të besuar tek aftësitë e “Zizou”. Rendimenti i luhatur i 34 herë kampionëve të Primera Division ka krijuar shumë polemika në kampin e Real Madridit dhe ka provokuar rishikimin e situatës nga mentori i tyre me objektivin e qartë të avancimit me sukses për më tej.

Ish-kampioni i botës ka marrë parasysh ecurinë pozitive të një prej kundërshtarëve më të fortë të trainingut botëror siç është Diego Simeone. I ashtuquajturi “El Cholo” vazhdon të jetë një dorë e hekurt në stolin e “Los Colchoneros”, mentalitet që deri në këtë pikë të sezonit e ka konkretizuar në mënyrë perfekte me një avantazh prej 5 pikësh nga ndjekësit më të afërt si Real Madridi dhe Barcelona duke shkruar kështu një histori ndryshe në La Liga. Edhe pse është ende herët për të dhënë një verdikt, argjentinasi vazhdon ta ketë urinë për sukses të pakufijshme si në kampionatin ku përfaqësohet, ashtu edhe më gjerë.

Mungesa e finalizimit si dhe moskoordinimi i lojtarëve në fushën e blertë me njëri - tjetrin vazhdon të jetë një dhimbje koke për Zinedine Zidane që kërkon t’i japë fund kësaj situate para se të jetë tepër vonë. Duhet theksuar se ish-mesfushori i Francës i ka qëndruar gjithmonë besnik taktikës 4-3-3, e cila së fundmi nuk e ka gëzuar aq sa duhet. Real Madridin e presin sfida me një koeficient vështirësie të konsiderueshëm me kundërshtarë si Valencia, Atalanta dhe Atletico Madridi, arsye e mjaftueshme kjo që mentori i 34 herë kampioneve të Primera Divizion të përveshë seriozisht mëngët për ta rikthyer këtë skuadër në elitën europiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy