Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar me krenari vlerësimin e “Trasparency International” se Policia e Kosovës është forca më profesionale dhe më e besueshme në Kosovë. Duke iu referuar këtij raporti Thaçi tha se Policia e Kosovës ka parandaluar sulmin terrorist të planifikuar për ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit.



