Krim në familje në Itali/ Gruaja shqiptare mbytet nga i shoqi për një telefonatë, lë pas 4 fëmijë

Krim në familje në Itali/ Gruaja shqiptare mbytet nga i shoqi për një telefonatë, lë pas 4 fëmijë

Një 31-vjeçare shqiptare, Etleva Bodi, nënë e katër fëmijëve, ndërroi jetë pas dy ditësh agonie në Savona të Italisë, pasi u mbyt të premten nga bashkëshorti i saj, Selami Bodi, punëtor ndërtimi 41-vjeçar në dhomën e tyre të gjumit, ne lagjen qendrore te Villapianes.

E shtruar në spitalin e San Paolos në gjendje kome, mbrëmjen e së dielës mjekët e deklaruan gruan të vdekur.

Gjendja e saj u shfaq e rënduar, kur ndihma e shpejtë hyri në shtëpinë ku ndodhi ngjarja me policinë dhe e gjetën 31-vjeçaren pa puls.

Sipas asaj që është mësuar deri më tani nga policia, Etleva dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një debat të dhunshëm gjatë natës së të premtes, me sa duket për arsye xhelozie.

Gruaja ishte mbyllur në dhomën e gjumit dhe kishte marrë në telefonatë, nuk dihet se nga kush.

I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në qafë duke e mbytur.

Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, njoftoi ndihmën e shpejtë. Në momentin e ngjarjes, siç raportojnë mediat italiane katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre. E transferuar në spital me kodin e kuq, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh.

Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje.

Katër fëmijët e çiftit, megjithatë, aktualisht i janë besuar dajës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy