Ndoni kundër trajtimit periodik me medikamente: Analizat e panevojshme, biznes i pastër

Ndoni kundër trajtimit periodik me medikamente: Analizat e panevojshme, biznes i pastër

Nikola Ndoni, këshillues i mjekësisë holistike i ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN” u shpreh se insulina është shkaktari i sëmundjeve kryesore dhe se është kundër trajtimit periodik me medikamente.

Ai tha se është kundër mënyrës së të bërit të analizave të gjakut sepse ato nuk tregojnë rezultatet e sakta. Sipas tij nëse insulina është në rregull shëndeti është në gjendje shumë të mirë, teksa i konsideroi analizat si një biznes të pastër.

Jam totalisht kundër mënyrës së të bërit analizës sepse është që nga metodologjia dhe parametrat jo të sakta. Në rast se ti e ke 125 glukozës esëll, sheqerin në gjak, do të thotë për këtë mjekësi se ti je në rregull s’ke diabet por kjo nuk është e vërtetë se trupi yt ka luftuar minimalisht 10-15 vjet për ta luftuar këtë sëmundje në gjak.

As 90 nuk është e saktë, sëmundjet metabolike që i them këto në momentin që me parametrat që ka vendosur mjekësia jemi shumë vonë, i kemi prezentë sëmundjet tashmë, sepse po të kishim qëllim për ti parandaluar dhe duhet ti bënim analizat më parë. Jemi thjeshtë në konstatim të sëmundjes.

Sot jemi më shumë të sëmurë se 50 vite më parë dhe për mua mbaroi filmi jemi në rrugë të gabuar. Analizat janë biznes i pastër. Këto lloj që janë këtu nuk duhen bërë fare. Në rast se insulina është e lartë esëll aq më shpejt do vdesim dhe do kemi sëmundje diabolike.

Nuk jam kundër analizave të vërteta shkencore, por këshilloj që insulinën esëll ta bësh një herë në vit dhe nëse e ke nën 5 po u stabilizua insulina e cila brenda dy javësh vetëm me ushqim mund ta stabilizosh ke shëndet të plotë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy