Nano e hapi Zululandin e sotëm me një gjest solidarizues me Arbana Xharrën, të cilën e ka kërcënuar një ekstremist islamik në facebook. "Këta njerëz që kërcënojnë janë një soj i pervertuar human", tha Nano. Dhe menjëherë më pas në ekran shfaqet një foto e Kastriot Isamit me Dritëro Agollin që është duke dhënë shpirt në spital. E Nano vijoi: "Po kaq i pervertuar më është dukur edhe ky njeri që ka bërë një selfie, duke u zgërdhirë, me Agollin në momente agonie". Më pas, biseda me të ftuarit Dritan Hila e Mentor Kikia është zhvilluar mbi protestën e opozitës, dhe faktorët që e kanë provokuar atë. Lidhur me kanabizimin, Hila përmendi disa të dhëna nga Antidroga italiane e institucione të tjera ndërkombëtare, të cilat thonë se trafiku i drogës është në të njëjtat nivele me atë të para katër viteve, gjë që do të thotë, sipas tij, se atëherë kishim një Lazarat të madh, e sot kemi disa Lazarate të vegjël. Por të tre ranë dakord me idenë se kanabizimi i territorit është një gjë që është inkurajuar nga struktura të caktuara të policisë e të shtetit, dhe mund të ketë një rol elektoral. Sipas Kikias, kanabizimi i territorit ka sjellë një kanabizim të shoqërisë, pasi është rritur konsumi i drogës ndër të rinjtë. Përsa i takon protestës, të ftuarit e shikonin si një gjë të paorganizuar, pa anjë plan B, dhe të frymëzuar nga Berisha.
Bisedën e plotë mund ta dniqni në linkun



