Gjuetia për përbindëshin e Loch Ness, ekspedita nga gjithë bota del duarbosh

Gjuetia për përbindëshin e Loch Ness, ekspedita nga gjithë bota del duarbosh

Ka përfunduar pa sukses kërkimi për përbindëshin e Loch Ness, në liqenin e Skocisë, që ka ngjallur prej shekujsh legjenda të ndryshme për këtë krijesë. 200 vullnetarë, adhurues të fenomeneve paranormale dhe eksploratorë amatorë përfunduan të dielën ekspeditën por pa sukses.

Drejtuesi i projektit Alen Mekena tha se ka qindra orë xhirime dhe zhurma nga fundi i liqenit që do të ekzaminohen.

“Me anë të hidrofonëve që hodhëm në thellësitë e liqenit morëm zhurma të ndryshme që do t’i ekzaminojmë. Kur po testonim pajisjet dëgjuam katër zhurma të veçanta. Gjithashtu, kemi përdorur për herë të parë pajisje vëzhgimi të reja, të papërdorura më herët, si dhe dronët termikë. I gjithë ky material do të dojë kohë që të shqyrtohet. Kemi pasur vullnetarë nga Spanja, Franca, Gjermania, Japonia, Australia dhe Amerika.”, tha Alen Mekena, drejtuesi i ekspeditës.

Vullnetarët që u mblodhën nga e gjithë bota u ndanë në 17 vendndodhje të ndryshme përreth liqenit. Qindra fansa ndërkohë ndiqnin live këtë ekspeditë.

Loch Nessi është liqeni më i madh në Mbretërinë e Bashkuar që shtrihet në Malësitë Skoceze. Herë pas here ndërmerren ekspedita për të gjetur përbindëshin e liqenit, ndërsa në zonë ka edhe muze për këtë krijesë që ka marrë vëmendjen e publikut që vitin 565, kur daton shkrimi i parë për këtë krijesë.

Ndërkohë që studiuesit kanë kryer kërkime shkencore dhe nuk kanë gjetur asgjë, përveç ngjalave dhe peshqve në liqen, qendra “Loch Ness” në fshatin fqinj ka regjistruar 1100 shikime të përbindëshit, ndërsa dëshmitë për të shtohen. Disa kanë sugjeruar se përbindëshi mund të jetë një zvarranik detar parahistorik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy