Më 30 shtator Maqedonia do të mbajë referendum për çështjen e emrit

Më 30 shtator Maqedonia do të mbajë referendum për çështjen e emrit

Maqedonia do të mbajë një referendum më 30 shtator për Marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit. Kuvendi ka votuar me 68 vota pro dhe asnjë kundër për modalitetet e referendumit i cili do të jetë konsultues dhe me pyetjen: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë”.

Opozita nuk ka marrë pjesë në votim, pasi paraprakisht kishte bërë të ditur se nuk mbështet referendumin.

Kryeministri Zoran Zaev paraprakisht i kishte bërë thirrje VMRO-DPMNE-së të mbështes referendumin si një proces shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit, pasi me të, sipas tij, zhbllokohet procesi integrues i cili është bllokuar tani një dekadë pikërisht për shkak të kontestit së pazgjidhur të emrit.

Por, nga opozita kundërshtuan pyetjen e referendumit, për shkak të, siç thonë manipulimeve që tenton të bëjë pushteti me fshehjen e ndërrimit të emrit të shtetit.

Që referendumi të ketë sukses duhet të votojnë mbi 50 për qind e trupit votues që numëron rreth 1 milion e 800 mijë votues dhe nga ta, gjysma të deklarohet pozitivisht.

Pas referendumit, nëse kalon me sukses, pasojnë ndryshimet kushtetuese me qëllim harmonizimin e dispozitave të saj me Marrëveshjen me Greqinë që parasheh emrin“Maqedonia e Veriut”.

Me zbatimin e Marrëveshjes për emrin, si nga Maqedonia ashtu edhe nga Greqia, përfundimisht zhbllokohet procesin integrues, fillimisht me anëtarësimin e vendit në NATO dhe me hapjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy