Debati televiziv Trump-Clinton pret deri në 100 milionë shikues

Debati televiziv Trump-Clinton pret deri në 100 milionë shikues

Kandidati republikan presidencial, Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton do të përballen sot në debatin e parë televiziv presidencial, që pritet të jetë më i shikuari në historinë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Parashikohet që ky debat të tërheqë rreth 100 milionë shikues.

Debati 90-minutësh në universitetin “Hofstra” në Long Island të Nju Jorkut është i pari nga tre debatet e planifikuara dhe është një nga shanset e fundit për dy kandidatët që të ndikojnë tek votuesit para zgjedhjeve të 8 nëntorit.

Një sondazh i botuar sot nga Bloomberg-u tregoi diferencën në nivel kombëtar, ku dy  kandidatët marrin 46 për qind të votuesve të mundshëm.

Debati do të moderohet nga gazetari i NBC, Lester Holt, ku ky i fundit do të ngrejë pyetje lidhur me drejtimin e vendit, ekonominë dhe sigurinë kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy