
Analisti Enton Abilekaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se protesta e të hënës e opozitës u ndez dhe u shua po atë ditë. Abilekaj tha se nëse opozita do të bëjë të njëjtën gjë që ka bërë në 2019, atëherë ajo do të humbasë besueshmërinë e qytetarëve.
“Nëse do të kishim një mosbindje siç e menduam dhe do të vazhdonte, vërtetë do të kishim një frymë tjetër dhe opozita do të shihej me sy tjetër. Problemi ishte se ajo aq ishte aty filloj aty mbarojë. Nëse deri tani kemi parë fjalime edhe të hënën kishim një protestë ajo ishte vetëm aty dhe mbaroj aty. Kjo ngjan me atë revolucionin e një viti më parë dhe mbeti aty. Nëse opozita këtë aksion siç e bëri në 2019 dhe pastaj kthehet të bëjë politikë do të duket më qesharake. Këtu është problemi i gjithë kësaj.”



