Brenda këtij muaji nis shërbimi për personalizimin e targave kundrejt tarifave speciale

Brenda këtij muaji nis shërbimi për personalizimin e targave kundrejt tarifave speciale

Duke nisur nga ky muaji, drejtuesit e mjeteve do të kenë mundësi të personalizojnë targat e makinave të tyre kundrejt tarifave speciale.

Bledi Gonxhja, drejtor i DPSHTRR bën me dije se do të ndalohen fjalë apo kuptime të caktuara nga pikëpamja etike. Ai shtoi se targa e personalizuar mund të mbartet nga drejtuesi i mjetit edhe në makinën e re të cilën mund ta blejë, duke paguar një tarifë përkatëse të transferimit.

Sipas tij, të ardhurat nga ky shërbim, do të shkojnë për përballimin e shërbimeve jetike për qytetarët, projektet edukuese mbi trafikun dhe sigurinë rrugore dhe modernizimin e sistemeve dhe infrastruktruës së shërbimeve që ofron DPSHTRR.

Censura do të ndalojë fjalë apo kuptime të caktuara, nga pikëpamja etike, ndërsa kombinimet që do të konsiderohen të rralla, unike, me vlera interesi të gjerë do të ofrohen në ankandin periodik që DPSHTRR do të zhvillojë për targat edhe më speciale (kombinimet me 4 karaktere e poshtë dhe me vetëm numra apo gërma, fjalë/emra të plota, me prokate të veçanta do të jenë vetëm me ankand publik e transparent, për maksimizim vlere)! Risia nuk mbaron me kaq, ky shërbim i ri shoqërohet me të drejtën e blerësit që ta mbartë këtë targë te një mjet tjetër, më të ri, kundrejt tarifës përkatëse të transferimit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy