Zelanda e Re ka vendosur t’u japë lejeqëndrim të përhershëm të gjithë të mbijetuarve nga sulmi në xhaminë e Christchurch-it, ku u vranë 50 myslimanë besimtarë.
Zyra e Emigrimit të Zelandës e ka publikuar vendimin në website-in e saj
Sipas kësaj zyre, një kategori e re vize e quajtur "Christchurch Response (2019)" është krijuar posaçërisht për këtë ngjarje.
Kjo vizë do të jetë e vlefshme për të gjithë të pranishmit gjatë sulmit si dhe për familjarët e tyre.



