Lufta kundër pastrimit të parave në ndërtim/ Meksi: Këto para krijojnë asimetri në treg, SPAK duhet ta çojë hetimin deri në fund

Lufta kundër pastrimit të parave në ndërtim/ Meksi: Këto para krijojnë asimetri në treg, SPAK duhet ta çojë hetimin deri në fund

 

Megaoperacioni i fundit i SPAK, i cili goditi tre grupe të dyshuara kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave, pritet të ketë ndikim edhe në klimën e biznesit në vend.

 

Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, tha se për momentin duhet pritur një qëndrim zyrtar i SPAK për të kuptuar saktësisht objektin e kontrolleve të ushtruara ndaj biznesmenit Samir Mane dhe subjekteve të tjera të përfshira në hetim.

 

Nuk kemi ende një njoftim zyrtar nga SPAK mbi objektet e kontrolluara. 

Është përmendur emri i zotit Mane, por nuk dihet konkretisht se për cilin aktivitet apo subjekt të grupit të tij të biznesit janë kryer verifikimet. 

 

Nga sa është bërë publike deri tani, duket se kontrollet lidhen me hetimet për narkotrafikun dhe investimin e parave të dyshuara me origjinë kriminale në tregun imobiliar në Shqipëri. 

 

Çdo spekulim përtej informacioneve zyrtare do të ishte i parakohshëm dhe mund të ndikonte negativisht në klimën e biznesit.

 

 

Duke analizuar efektet ekonomike të hetimeve, Meksi tha se zhvillimet mund të krijojnë një ndikim të kufizuar afatshkurtër në treg, por në të njëjtën kohë mund të sjellin efekte korrigjuese në periudhë afatgjatë.

 

 

Për herë të parë po shohim kontrolle dhe verifikime në kompani të mëdha shqiptare. 

 

Kjo mund të krijojë një ndjenjë pasigurie apo paniku në momentet e para, por shpresoj që procesi të zhvillohet me profesionalizëm dhe transparencë. 

 

 

I pyetur për ndikimin e skemave të dyshuara të pastrimit të parave në sektorë si ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, Meksi theksoi se fenomeni përbën një problem serioz për ekonominë dhe konkurrencën e ndershme.

 

Kemi të bëjmë me një fenomen të jashtëligjshëm që ndikon në treg në mënyrë asimetrike.

 Këto para, që vijnë nga aktivitete kriminale, deformojnë konkurrencën dhe krijojnë avantazhe të padrejta ndaj biznesit të ndershëm. 

Në këtë kuptim, aksioni i SPAK është i mirëpritur dhe hetimi duhet të shkojë deri në fund. 

 

Nga të dhënat e deritanishme kuptohet se bëhet fjalë për një hetim të gjatë dhe kompleks, i zhvilluar prej vitesh, ndërsa është ende herët për të nxjerrë përfundime përfundimtare mbi përgjegjësitë e personave të përfshirë.

 

Po mësojmë shumë elemente të reja mbi mënyrën se si dyshohet se kanë funksionuar këto skema. 

Megjithatë, duhet të presim rezultatet e hetimeve dhe vendimet e drejtësisë për të pasur një panoramë të plotë të çështjes. 

 

Janë goditur biznesmenë të mëdhenj si z,. Sota, Shtufi, si ne Tiranë dhe jashtë saj kryesisht në jug, janë goditur emra te ndryshëm te tregut te narkotrafikut që është mëse e mirëpritur nga i tërë publik. 

 

Te shohim në vijim se çfarë do ndodh është herët për ta gjykuar sakte, por mendoj se duhet pritur akoma. 

 

Nga dosja kuptohet se është një punë e gjatë që është zhvilluar ‘nën rogoz’. dhe po mësojmë shume gjera të reja në mënyrën se si ka funksionuar biznesi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy