
Përplasja e ashpër mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit ka marrë një drejtim që po bëhet gjithnjë e më shumë një ngjarje politike e pasqaruar. Ky konflikt ka shpërthyer mbi temën e mandatit të diskutueshëm të ‘Nismës Shqipëria Bëhet’, dhe duket se koha po shkon drejt një zgjidhjeje të përkohshme.
Megjithatë, për analistin Andi Bushati, i ftuarnw emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kjo ngjarje ka kaluar nga thjesht një përplasje mes dy individëve në një reflektim më të thellë për politikën e re dhe të ardhmen e saj.
E para, njerëzit më të lumtur, duhet të jenë Rama dhe Berisha, sepse është folur gjatë e gjatë që këta janë të vjetrit, të rinjtë i tregojnë si politikanë të së shkuarës, por nëse nxjerrim që kjo është filozofia e partive të reja, them se Rama dhe Berisha duhet të jenë të gëzuar.
Duhet të jenë të gëzuar edhe Lëvizja Bashkë, që i kemi sfilitur duke u thënë, pse nuk bashkoheni, por Qori thoshte nuk bashkohem dot me njerëz që nuk ndaj të njejtat ideale dhe vizion dhe që shumë shpejt do të shihni se si do të përlahen me njëri tjetrin.
Kjo fabulë e kalon thjesht fabulën e dajës së Endrit dhe zemërimit të Adriatikut. Duhet të na bëjë të reflektojë, se çfarë ardhmërie duhet të ketë politka jonë kur zhvillohet me këto kulisa.
Ky është një reflektim i qartë se si politika shqiptare mund të zhvillohet më tej, dhe kjo situatë tregon se ndoshta po humbasim mundësinë për të pasur një ndryshim të vërtetë dhe të qëndrueshëm.



