Arabia Saudite: Zbuluam planin për sulm kamikaz në kryeqytet

Arabia Saudite: Zbuluam planin për sulm kamikaz në kryeqytet

Zyrtarë nga Arabia Saudite kanë bërë të ditur se kanë penguar një sulm nga Shteti Islamik, që synonte të sulmonte zyrat qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes të Arabisë Saudite.

Zyrtarë të sigurisë kanë thënë për mediat shtetërore të Arabisë Saudite se dy persona me origjinë nga Jemeni, që jetonin në mbretëri po planifikonin sulm kamikaz në ndërtesën e ministrisë, në kryeqytetin, Riad.

Personat janë arrestuar së bashku me dy qytetarë nga Arabia Saudite, të cilët dyshohen për përfshirje në komplot, thonë zyrtarët.

Arabia Saudite kryeson një koalicion arab, që i ofron mbështetje ajrore qeverisë së presidentit jemen, Abedrabo Mansour Hadi, të cilët po ballafaqohen me rebelët Huthi të përkrahur nga Irani. / REL / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy