Mësohen detaje të reja lidhur me shpërthimin me lëndë plasëse të ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katit të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit Meardi Berberi në Pogradec.
Gazetarja Sara Kovaçi raportoi për MCN Live se nga shpërthimi është dëmtuar fasada e pallatit dhe një makinë Mercedez Benz si dhe janë dëmtuar dy punonjëse të pastrimit.
Një dëshmitar i ngjarjes, tha se shpërthimi ishte shumë i fortë dhe se kishte shumë tym.

Mbas 10 minutash ka ardhur policia për të hetuar. Zhurma ishte jashtë mase e fortë, na frikësoi sa thamë se plasi luftë.
Ishte shumë e tmerrshme. Dëme kanë pësuar dy pastrueset.
Lënda plasëse u vendos pranë banesës së Meardi Berberit, i cili rezulton person me precedentë penalë i dënuar për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.



