Burg për kunetërit shqiptarë, tentuan të fusnin 19 bashkëatdhetarë në Britani me kamion,

Burg për kunetërit shqiptarë, tentuan të fusnin 19 bashkëatdhetarë në Britani me kamion,

Dy kunetërit shqiptarë Ferdinand Gjolla dhe Armand Mekolli në bashkëpunim me shoferin polak Marek Niedziechi tentuan të fusnin 1 sirian dhe 19 shqiptarë në Britani me anë të një kamioni që vinte nga Holanda në bordin e një anijeje.

Policia kufitare e ndaloi kamionin që supozohej se transportonte pajisje elektroshtëpiake, në terminalin e portit Tyne në North Shields më 1 shtator 2015, pasi nuhatën një erë të pakëndshme që vinte prej brendësisë së automjetit.

Niedziechi i cili punonte për një firmë me baza në Varshavë, në Poloni u tha hetuesve se kishte udhëtuar nga Rimini, përmes Luksemburgut, Belgjikës dhe Holandës për t’i transportuar për në Britani më pas.

33-vjeçari i cili kishte fshehur grupin e emigrantëve të paligjshëm në kamionin e tij tha për policinë se gjithçka ishte bërë pa dijeninë e tij raporton tv klan. Në gjykatë u deklarua se polaku kishte bashkëpunuar me shqiptarët për t’i futur emigrantët në Britani dhe kishin marrë në total një shumë prej 140.000 £.

Marek Niedziechi u dënua me 5 vite burg ndërsa organizatori i trafikimit 41-vjeçari Ferdinand Gjolla u dënua me 8 vite burg.

Armand Mekolli 30 vjeç, i cili i ndihmonte emigrantët sapo mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar iu dha dënimi me 3 vite e 3 muaj burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy