Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 9 korrik sërish seancën paraprake për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Mësohet se shkak i shtyrjes është mungesa e gjyqtares Irena Gjoka për arsye shëndetësore.
Seanca e 18 qershorit ishte shtyrë për këtë të premte, me kërkesë të avokatit, i cili kishte kërkuar kohë të njihej me dosjen.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u mor i pandehur në mars për mosdeklarim të pasurisë, duke rrezikuar nga gjobë deri në 3 vite burgim.
SPAK mbylli hetimet ndaj ish-kreut të akuzës pas dy vite hetimesh për disa akuza të rënda.
Ai akuzohet për veprën penale të refuzimit për deklarim, sipas nenit 257/a të Kodit Penal.



