Anëtarët e Komitetit të Sigurisë Shëndetësore të BE-së në takimin e djeshëm ranë dakord që situata e Mpox nuk duhet të konsiderohet një emergjencë për sigurinë shëndetësore në Evropë.
Kështu deklaroi gjatë një takimi me shtypin, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan De Keersmaecker.
“Ne kemi mësuar nga Covid se duhet të jemi të përgatitur. Janë kontrata për blerjet e përbashkëta të 2 milionë dozave të vaksinave Mpox”, shtoi më tej Stefan De Keersmaecker.



