Shtohen zërat kritikë brenda qeverisë në lidhje me koalicionin zgjedhor, kur jemi pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.
Një javë pas “shuplakës” së Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, se e majta i ka fituar zgjedhjet me Ben Blushin dhe jo me Shpëtim Idrizin, ka reaguar ky i fundit pikërisht nga studio e “Top Story”.
“Manjani ndoshta nuk e di që LSI ka qenë nja katër vite në koalicion me PD dhe e ngatërron të majtën”, u përgjigj Idrizi me të njëjtën monedhë.
Megjithatë Idrizi shtoi se PDIU është përtej së majtës dhe të djathtës, ndërsa u ndal edhe në zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se do të jetë në koalicion me PS-në por se është deri më tani I pakënaqur me bashkëqeverisjen PS-PDIU.
Kjo referuar posteve drejtuese që kanë përfaqësuesit e PDIU-së në qeveri, konkretisht dy zëvendësministra, duke lënë të kuptohet kështu se nëse Rama e do në koalicion duhet të ofrojë Ministri.
“Do të doja të mos bëhesha pjesë e koalicioneve, por ky Kod Zgjedhor na detyron. Ne brenda koalicionit dhe na i vjedhin votat”, tha Idrizi.



