Prokurorja Esmeralda Keshi zgjidhet anëtare e KLP, pas shkarkimit të Gentian Osmanit

Prokurorja Esmeralda Keshi zgjidhet anëtare e KLP, pas shkarkimit të Gentian Osmanit

Pas shkarkimit nga detyra të Gentian Osmanit, është zgjedhur anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Esmeralda Keshi. Në fjalën e saj, anëtarja më e re e KLP-së tha se qëllimi i saj është të përfaqësojë prokurorët dhe të ndihmojë në ushtrimin e detyrës. "Qëllimi im do jetë të përfaqësoj prokurorët dhe t’i ndihmoj ata në ushtrimin e deytrës dhe në kushtet në të cilat po ushtrojnë detyrën prokurorët në gjithë Shqipërinë", u shpreh Esmeralda Keshi.

Prokurorja Esmeralda Keshi u zgjodh me 133 vota pro, duke sfiduar edhe prokurorin Vladimir Mara, i cili arriti të marrë 109 vota. I gjithi procesi është mbikëqyrur nga fillimi deri në fund nga kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marka. Ndërkohë, nga procesi i votimit është përjashtuar drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila është paraqitur me vonesë në votim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy