Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të zhvillojë ditën e hënë një vizitë zyrtare në Itali ku do të takohet me krerë të lartë të shtetit fqinj.
Në axhendë është parashikuar një takim me kreun e shtetit Italian Sergio Mattarela. Takimi do të zhvillohet rreth mesditës në pallatin Quirinale.
Fokus i bisedes mes dy homologëve pritet te jete bashkëpunimi mes dy shteteve dhe projektet e përbashkëta.
Sipas "Agenzia Nova' Kreu i shtetit shqiptar ka programuar gjithashtu edhe një takim me Presidentin e Senatit Pietro Grasso.
Gjatë vizitës së tij në Romë Presidenti Nishani do të kete edhe një takim me komunitetin shqiptar në Itali.



