Franca shpërblen punëtorët e vijës së parë kundër Covid, u jep nënshtetësinë

Franca shpërblen punëtorët e vijës së parë kundër Covid, u jep nënshtetësinë

Mbi 700 punëtor të kombësive të huaja në Francë, të cilët kanë punuar në vijën e parë kundër koronavirusit, kanë kërkuar të marrin shtetësinë franceze.


“Punonjësit e kujdesit shëndetësor, profesionistët e pastrimit, punëtorët e kujdesit për fëmijët dhe nëpunësit e dyqaneve … Ata kanë provuar përkushtimin e tyre ndaj kombit. Tani i takon Republikës të bëjë një hap drejt tyre”, shkruan në një deklaratë të lëshuar të martën nga Ministrja Franceze për Shtetësinë, Marlene Schiappa.


Aplikimet për nënshtetësi franceze mund të duhen vite për t’u përfunduar dhe pandemia globale ka shkaktuar vonesa të mëtejshme në përpunimin e dokumenteve. Në shtator, ndërsa Franca po përgatitej për një valë të dytë të pandemisë, qeveria kërkoi nga zyrtarët rajonalë “të lehtësojnë” dhe “përshpejtojnë” procesin e natyralizimit për punëtorët e huaj që morën pjesë aktivisht në luftën kundër pandemisë COVID-19.


Në tre muaj, më shumë se 70 aplikantë kanë fituar shtetësinë përmes shërbimit të tyre dhe gati 700 janë në fazat e fundit të marrjes së tij, tha Schiappa. Gjithsej 2.890 persona kanë aplikuar deri më tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy