Mbytet anija vikinge në Norvegji, humb jetën një vajzë e re

Mbytet anija vikinge në Norvegji, humb jetën një vajzë e re

Donin të bënin një kalim të ngjashëm me atë të vikingëve më shumë se një mijë vjet më parë me një anije prej druri, por përvoja përfundoi në tragjedi.

Një vajzë e re humbi jetën dhe pesë persona të tjerë u shpëtuan kur anija u përmbys gjatë natës në brigjet perëndimore të Norvegjisë.

“Pesë persona u rikuperuan dhe janë të sigurt”, thanë shërbimet e urgjencës norvegjeze.

Trupi i një vajze amerikane rreth 20 vjeç, u gjet pranë rrënojave të anijes të mërkurën në mëngjes, tha policia.

Helikopterët, varkat e shpëtimit dhe disa varka civile luftuan me dallgë të larta dhe erëra të forta gjatë operacioneve të shpëtimit gjatë natës.

Sipas gazetës VG, anija 10 metra, pa motor dhe e shtyrë vetëm me vela dhe rrema, kishte bërë thirrje për ndihmë të martën në mbrëmje, por kur anijet dhe një helikopter mbërritën në vend, u zbulua se ishte një alarm fals.

Një orë më vonë, anija dërgoi një tjetër thirrje për ndihmë, këtë herë të vërtetë dhe një operacion i madh shpëtimi u nis rreth 100 kilometra larg bregut perëndimor të Norvegjisë.

Anija ishte nisur nga Ishujt Faroe për në Alesund, Norvegji. Pasagjerët ishin aventurierë nga Ishujt Faroe, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët dëshironin të riprodhonin një kalim të ngjashëm me atë të Vikingëve më shumë se një mijë vjet më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy