Lëvizja Socialiste për Integrim do të propozojë kreun e saj, Ilir Metën për President të Republikës. Këtë e konfirmojnë burime nga LSI, të cilat pohojnë gjithashtu se janë mbledhur firmat për të propozuar kreun e Kuvendit si kandidat për President.
Ndërsa Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë e saj me qëllim marrjen e një vendimi në lidhje zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
Mbledhja e Kryesisë do të jetë sot në 19:30.
3 raundet e para janë djegur pasi nuk ka pasur asnjë kandidat.
Sot kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi i bëri thirrje LSI-së të vendosë për çështjen e Presidentit, pasi në të kundër PS do ta zgjidhte e vetme.
Nesër në orën 17:00 është vendosur edhe raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit por me shumë gjasa nëse nuk zgjidhet në raundin e katërt, edhe raundi i pestë do të jetë nesër.



