Vangjeli: Dy pyetjet që ngrihen nga rasti i Merita Hajdarit

Vangjeli: Dy pyetjet që ngrihen nga rasti i Merita Hajdarit

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetari Lorenc Vangjeli tha se denoncimi i zonjës Merita Hajdari për përfshirjen pa dijeninë e saj në skemën milionaeuroshe të inceneratorëve, ngre disa pikëpyetje. Vangjeli tha se dy prej pyetjeve më të rëndësishme janë: si u kryen procedurat e regjistrimit të biznesve në emër të këtyre personave pa zgjuar reagimin e institucioneve përkatëse dhe ku kanë përfunduar paratë që janë disbursuar duke përdorur emrin e njeërzve që as nuk e dinë se çfarë janë inceneratorët.   

Zonja bëri pyetjen themelore, pjesë e skajit të fundi të segmentit, ndërsa në krahun tjetër njerëz të pasur e të pandershëm. Zonjën Merita e kemi këtu ndërsa pjesën tjetër të segmentit nuk e njohim. Në atë mënyrën e saj, ajo vuri detyrë për sistemin e drejtësisë me një pyetje të thjeshtë: kush e ka bërë? Po merremi me personazhe tragjikë dhe ekzotikë, por që i bashkon pafajësia. Fati i zgjodhi që të jenë pjesë e këtij segmenti. Në këtë moment na lindin dy pyetje: Cilat janë hapësirat që lejuan të ndodhte një situatë e tillë? Për të hapur një NIPT, një 95-vjeçar nuk mund ta bëjë. Një personazh si zonja nuk mundet të hapë një biznes sepse ngrihet flamuri i kuq. Kush e grisi flamurin e kuq? Pyetja tjetër është ku kanë përfunduar paratë që do të duhej të shpërndaheshin nga shteti në forma të ndryshme, edhe duke rritur pensionin e zonjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy