Mbledhja e parë e seances parlamentare për legjislaturën e re do të jetë më datën 9 shtator, në orën 10.00. Para seancës pritet të përcaktohet edhe kush do ta drejtojë seancën e parë. Rregullorja e Kuvendit parashikon që seanca e parë të drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, i cili është ish-kryeministri Berisha.
Ky i fundit u gjet në të njëjtën situatë katër vjet më parë, kur u mblodh Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Berisha e refuzoi drejtimin e seancës, gjë që të bën të mendosh se edhe kësaj ehre do të bëjë të njëjtën gjë.
Në një situatë të tillë, drejtimin e seancës e merr deputeti i dytë më i madh në moshë, që praktikisht është demokrati Tritan Shehu.



