Kalemaj: Të hapet gara, deputetët po shkëmbehen si në merkaton e gjësë së gjallë! Deklarata e Santos për Belerin, korrekte (VIDEO) 

Kalemaj: Të hapet gara, deputetët po shkëmbehen si në merkaton e gjësë së gjallë! Deklarata e Santos për Belerin, korrekte (VIDEO) 

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos deklaroi dje se është e keqardhur nga deklaratat e Greqisë për Fredi Belerin. Duke folur në MCN Live, politologu Ilir Kalemaj e konsideroi deklaratën si korrekte, ku u theksua se Athina s’ka të drejtë të ndërhyjë në çështjet e brendshme të një shteti sovran.

Deklarata e znj.Santos ishte deklaratë korrekte, ajo që tha ishte nuk mund të arrihet në kondicionaliste të tilla në marrëdhëniet ndërshtetërore, kur drejtësia s’e ka thënë fjalën e fundit dhe bëhet fjalë për një vend i cili presupozohet se është vend kandidat për në BE, dhe presupozohet të ketë kornizën e asaj që njihet si shtet i së drejtës. E cila u pasua nga një deklaratë e ministrit të Jashtëm grek Dendias, që tha se kjo nuk është një çështje e marrëdhënieve ndërshtetërore Shqipëri-Greqi, por është një çështje e marrëdhënieve që ka Shqipëria me BE, me respektimin e të drejtave të njeriut, në lidhje me ndarjen dhe balancat e pushteteve. Ajo që i bashkon këto prononcime është që Greqia s’ka të drejtë të ndërhyjë në aferat e brendshme të një shteti sovran”.

Znj.Santos flet si një anëtare e grupit Eurosocialist, dhe për këtë është më e zbutur për kritikat ndaj qeverisë, edhe pse nuk munguan shigjetimet për ligjin për zonat e mbrojtura. U vu në pikëpyetje një element që mbrohet edhe me Kushtetutë, edhe me Konventën e Bernës. Pashë ligjin edhe thuhej ‘5 e më shumë yje’, po pse sa do vijnë këtu 11 yje?!  Sazani ka të mirat e veta dhe mund të diskutohet, por zona që ha më shumë debat është Zvërneci, dhe flamengot”.

I pyetur mbi reformën zgjedhore, Kalemaj tha se nëna e problemeve në Shqipëri është mos hapja e garës, që bën që deputetët t’u jenë besnikë vetëm kryetarëve të partive dhe të shkëmbehen si “në merkaton e gjësë së gjallë”.

Kjo është çështje e vullnetit politik të dy aktorëve politik që ka Shqipëria. Nëse i referohemi raporteve të OSBE-ODIHR, dhe deklaratave të Isabel Santos këto nuk zgjidhin asgjë. Problemi në Shqipëri nuk ka qenë politizimi i administratës zgjedhore, por kemi shkuar te elementi i shit-blerjes së votës, përdorimi i administratës publike dhe patronazhistëve. Nëna e problematikës këtu është që të hapet gara. Në Shqipëri nuk ka garë, nga 2008 e deri tani, janë dy kryetarë që bëjnë listat dhe këta besnikërinë e kanë ndaj kryetarëve të partisë. Ka vdekur përfaqësimi politik, dhe demokracia vazhdon të jetë hibride, dhe vazhdojmë të kemi këtë problem ku deputetët shkëmbehen si në merkaton e gjësë së gjallë dhe bëjnë kapërcime 180 gradë në harkun e pak muajve. Në momentin që adresohet kjo çështje themeltare, qoftë përmes mazhoritarit të korrektuar me proporcional kombëtar siç e kishim, qoftë me proporcional kombëtar me lista të hapura siç e kërkon një pjesë e mirë e opozitës, unë mendoj se janë hapat në drejtimin e duhur. Duhet një komision auditi, me përfaqësues nga shoqëria civile, media, akademia, që të vlerësojë sa shpenzojnë partitë në zgjedhje ”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy