Çollaku: Kolapsi tek shërbimet e Kadastrës ka ardhur me dashje! Në server nuk janë futur të gjitha zonat

Çollaku: Kolapsi tek shërbimet e Kadastrës ka ardhur me dashje! Në server nuk janë futur të gjitha zonat

Flamur Çollaku, ish-zv/ kryeregjistrues i pasurive të paluajtshme, ASHK deklaroi në emisionin “MCN Economy” se sistemi i kadastrës është një kolaps, që ka ardhur me dashje. Duke vijuar më tej Çollaku për këtë situatë bëri përgjegjës kryeministrin Rama, pasi nuk ka gati databazën.

Çollaku tha se nga 400 shërbime që ofrohen në Tiranë, aktualisht dalin 50 përgjigje në ditë dhe një pjesë e madhe e këtyre del me “AV0”

Procesi i dixhitalizmit nuk është i shkurtër është i gjatë që me fillimin e regjistrimit fillestar. Procesi ka ardhur duke u rritur në çdo kohë, është kryer në disa forma. Sot që këta pretendojnë, ose kanë thënë se do i vendosin në një server, në një databazë, në këtë fazë nuk janë të gatshëm, sepse këta dixhitalizmin këta e kanë quajtur dhe kur është bërë foto, kur dokumenti ishte i palexueshëm, për të mos hyrë tek harta që nuk është e dixhitalizuar, dhe ajo që është e dixhitalizuar është e papërditësuar.

Për mua janë në një kolaps, për shërbimet, pa kaluar tek problemi që ka industria, qarkullimi civil i pasurive të paluajtshme. Kolapsi ka ardhur me dashje. Atë që tha Rama do bëjmë aplikim në distancë, kjo gjë ka filluar në 2011, këtë që tha ai do bëjmë çdo gjë me aplikimin në distancë nuk shkon se nuk është i gatshëm për këtë punë dhe Tirana nuk i ka të gjitha zonat e futura në servera. Dajti nuk është i dixhitalizuar.

Në këtë fazë që jemi, për mua kjo gjë ka dështuar. Ishte ADISA, nuk qe asgjë veçse konsumoi fonde dhe krijoi një aferë. Ku është ADISA sot, ligji është në fuqi.

Bëhen rreth 400 shërbime tek Tirana, sot nuk dalin as 50 përgjigje (produkt) në ditë. Kanë gjetur një formulë ‘AV0’, që është akt verifikimi që do aplikosh pa para se gjen një shkak ai. 

Akuzoj kryeministrin, Rama e di që aplikimi në distancë është bërë në 2012 dhe vazhdon, po problemi a e ke përgatitur databazën ti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy