
Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi se mesditën e së shtunës opozita do të mbajë protestën e radhës me marshim dhe mosbindje civile, pas atentatit me tre të vrarë dhe një të plagosur.
Në një komunikim për mediat, Berisha tha Edi Rama përdor krimin, mafian më agresive për ti mposhtur dhe frikësuar dhe për t'ua bërë qytetin e tyre të pajetueshëm.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e Shkodrës, ftoj të gjithë opozitarët kudo që janë, të shtunën në ora 12:00 në Shkodër, solidaritet me qytetarët e këtij vendi, me këtë qytetar të bekuar, si dëshmi që nuk do të pranojmë kurrë që krimi të mposhtë Shkodrën dhe shkodranët.
Në këtë protestë, mosbindje civile, ne i themi jo, dhunës së mafias së Edi Ramës.
Kjo mosbindje civile do të duhej të thirrej në Tiranë, por dëshiroj tu shprehim nga afër të gjithë solidaritetin tonë, qytetarëve të Shkodrës për të cilët Edi Rama ka zgjedhur hanxharët e krimit me qëllim e vetëm që të mbledhin vota, sepse i doli fytyra se kush është në Durrës.
Shqiptarët e panë se votat e Edi Ramës ishin pazar me Avdylët, me Troplinët me Dervishët, me serial killër të Durrësit.
Dhe tani pas këtij deskriditimi kërkon që votat ti sigurojë me Bajrët dhe bandat e tyre kriminale.
Ndaj dhe ftoj të gjithë opozitaret dhe opozitarët, në ora 12:00 në Shkodër, solidaritet, mbështetje qytetare për banorët e mrekullueshëm, për qytetarët fisnik të këtij qyteti.
Berisha tha se masakra e Shkodrës thuhet se pati mbështetjen e policisë, sepse kjo masakër ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur dhe organet bashkëpunëtorë të krimit, kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj.



