Lavrov: Kievi kundërshtoi marrëveshjen për sigurinë e centraleve bërthamore

Lavrov: Kievi kundërshtoi marrëveshjen për sigurinë e centraleve bërthamore

Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov akuzoi sot Ukrainën për refuzimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Turqia që përfshinte gjithashtu garanci për termocentralet bërthamore.

Sipas Lavrov, të cituar nga agjencia ruse Interfax, klauzola përmbahej në një projekt-marrëveshje të hartuar pranverën e kaluar, e cila synonte të rinovonte marrëveshjen për sigurinë e eksporteve të grurit nga portet e Detit të Zi të Ukrainë.

Ne thamë se ramë dakord, por ukrainasit thanë menjëherë jo, me sa duket ata tashmë kishin plane për të bombarduar termocentralet bërthamore”, shtoi kreu i diplomacisë ruse.

Dy javë më parë, presidenti rus Vladimir Putin akuzoi forcat pushtuese ukrainase se po përpiqeshin të bombardonin termocentralin Kursk.  

Nga ana tjetër Presidenti Vladimir Putin thotë përpjekja e Ukrainës për të ndaluar ofensivën ruse në Donbass duke pushtuar rajonin e Kurskut të Rusisë dështoi.

Moska do të merret me banditët ukrainas që u përpoqën të destabilizojnë rajonin kufitar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy