Përurimi i Abetares së unifikuar, Kushi: Libri që do na bashkojë dhe do të na forcojë me Kosovën

Përurimi i Abetares së unifikuar, Kushi: Libri që do na bashkojë dhe do të na forcojë me Kosovën

Është zhvilluar sot Përurimi i Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri. Gjatë fjalës së tij Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u shpreh falënderues për arritjen e kësaj marrëveshje.

Qeveria jonë po punon në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë dhe këtë po e bëjmë në bashkërendim me qeverinë shqiptare.

Nga ana e saj Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka ndarë një mesazh mjaft emocionues nga Gjakova. Abetarja e unifikuar do të fshijë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, tha Kushi.

Hera e fundit që kam qenë në Gjakovë ishte kur organizuam një koncert të përbashkët mes shkollave të Tiranës dhe Gjakovës. Më pas isha në Prizren, më pas në Prishtinës për mbledhjen e përbashkët të qeverive. Por, unë mendoj se një ndër punët më të mira është abetarja e përbashkët unike. Jam shumë e lumtur që gjendem mes jush për këtë ditë, të mbahet mend si dita që të vegjlit mësojnë më të njëjtin libër. Kjo abetare do të fshijë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Libri që do na bashkoje dhe do të forcojë më shumë bashkimin me njëri-tjetrin. Jemi një komb! 

Abetarja e unifikuar vjen si zbatim i marrëveshjes së nënshkruar mes qeverive të dy vendeve. Ajo është botuar nga shtëpia botuese ‘Dukagjini’, ndërsa autorë janë Mimoza Gjokutaj, Tereza Babasuli, Naser Zabeli, dhe Saranda Bozhegu.

Shpërndarja e saj do të nisë në zona rurale, ndërsa pritet shpërndarja edhe në shkollat e qyteteve për të qenë në duart e vogëlushëve më 12 shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy