Shembet ura në Finlandë, plagosen 27 persona mes tyre dhe fëmijë

Shembet ura në Finlandë, plagosen 27 persona mes tyre dhe fëmijë

Një urë këmbësore në Espoo të Finlandës u shemb duke plagosur rreth 27 persona, mes të cilëve 24 fëmijë. Të vegjlit ishin pjesë e një grupi shkolle në një ekskursion.

Pesëmbëdhjetë nga të plagosurit u transportuan në spitale të ndryshme në rajonin e Helsinkit.

Sipas mediave lokale, fëmijët po ndjekin shkollën fillore në Kalasatama (Helsinki) dhe kanë rënë nga një lartësi prej të paktën pesë metrash.

Ekipet e shpëtimit dhe oficerët e policisë ndodhen në vendngjarje dhe raportojnë se lëndimet janë të shkallëve të ndryshme, ndërsa shumica e të plagosurve kanë pësuar thyerje të gjymtyrëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy