Rusi/ Dhjetra korbë të ngordhur bien nga qielli

Rusi/ Dhjetra korbë të ngordhur bien nga qielli

Disa media e përshkruanin si skenar apokaliptik, ngordhjet masive të zogjve në një qytet misterioz bërthamor rus.

Në pamjet e publikuara në mediat sociale shiheshin korbë masivisht të ngordhur në rrugë. Ngjarja e regjistruar në qytetin Balakovo është aktualisht nën hetim nga zyrtarët dhe disa ekspertë thonë se kemi të bëjmë me një ngjarje të gripit të zogjve.

Por të tjerë kanë sugjeruar se zhvillimi mund të ketë lidhje me impjantin bërthamor të qytetit. Departamenti lokal veterinar i Saratov ka nisur hetimet për fenomenn e çuditshëm dhe tha se janë marrë “mostra të biomaterialit” për testimet e gripit të zogjve.

Një nga komentet në rrjetet sociale ruse thoshte : “Edhe në Çernobil, fillimisht të gjithë zogjtë ngordhën.”

Dhe në fakt centrali bërthamor në Balakovo ka pësuar një aksident të rëndë në 1985, ku 14 punonjës vdiqën si rezultat i gabimit njerëzor, një vit para se të ndodhte katastrofa në Çernobil.

Media ruse ‘Russia Today’ komentonte skenën: “Duket se Halloween ka ardhur para kohe në Balakovo, 1,000km në jug të Moskës, vend i njohur për centralin bërthamor.”

Vendasit kanë refuzuar shpjegimet bombastike bërthamore apo të viruseve duke thënë se është një fenomen mjedisor, siç mund të jenë erërat e forta apo përplasja e dy tufave të zogjve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy